Rreth 4-6 zgjime janë normale gjatë natës. Por, nëse ju ndodh të zgjoheni gjithmonë në të njëjtën orë, ka disa arsye. Se cilat janë, do jua tregojmë më poshtë.

1. Pozicioni i gabuar i gjumit

Simptoma të tilla si lodhja kronike, dhimbjet e kokës, urthi dhe dhimbja e qafës ose shpinës mund të shkaktohen nga fjetja e papërshtatshme. Ju gjithashtu duhet t’i kushtoni vëmendje shtratit tuaj; dysheku nuk duhet të jetë shumë i fortë, por as shumë i butë. Sigurohuni gjithashtu se jastëku mbështet qafën dhe kokën tuaj. Rekomandohet që të flihet në anë të majtë, për gjumë të qetë.

2. Zhurma mjedisore

Nëse jetoni në një qytet të madh, e dini sesi është të ekspozoheni ndaj zhurmave të ndryshme ditën dhe natën. Alarmi i partnerit, radioja e një fqinji, autobusi që kalon aty pranë ose ndonjë kafshë shtëpiake që luan përreth, këta janë shkaktarë të prishjes së cilësisë së gjumit, informon abcnews.al

3. Sindroma e këmbëve të shqetësuara

Nëse zgjoheni me një dëshirë të fortë për të lëvizur këmbët, ndoshta keni sindromën e këmbëve të shqetësuara (RLS). Ky problem neurologjik mund të shkaktojë kruajtje ose ndjesi zvarritëse në këmbët tuaja. Ndonjëherë, mund të ndieni edhe dhimbje të dhembura ose pulsuese në gjymtyrët tuaja të poshtme.

4. Temperatura e gabuar e dhomës

Nëse e shihni veten duke u zgjuar në mes të natës sepse ose jeni shumë të ftohtë ose shumë të nxehtë, problemi është temperatura e dhomës tuaj. Si rregull, temperatura e trupit tuaj duhet të ulet pak për t’ju futur në modalitetin e gjumit, por nuk do të thotë që dhoma juaj duhet të jetë akull, informon abcnews.al.

5. Pirja e alkoolit

Megjithëse alkooli ka një efekt qetësues që mund të ju bëjë të flini mjaft lehtë, ai në fakt mund të jetë një arsye për netët tuaja pa gjumë. Ndërsa trupi juaj metabolizon alkoolin në sistemin tuaj, cilësia e gjumit mund të përkeqësohet, ju mund të filloni të trazoheni shpesh, dhe madje mund të zgjoheni në mes të natës.

6. Kalimi i kohës në internet

Navigimi në Instagram ose bisedat në Facebook në të vërtetë mund të dëmtojë cilësinë e gjumit tuaj. Siç tregojnë disa studime, ekspozimi i syve në dritën blu gjatë mbrëmjes parandalon trupin tuaj të prodhojë hormonin e gjumit.