Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se autoritetet shqiptare kanë arritur marrëveshje për të dërguar në Shqipëri 50,000 doza shtesë të vaksinës ruse kundër koronavirusit Sputnik V.

“Ne do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të këmbënguljes sonë dhe do ta lëmë shpejt pas tunelin e pandemisë, ku drita e daljes sa vjen e zmadhohet”, ka thënë Rama në një postim në rrjetin social Facebook.

Sakaq vaksina Moderna e cila po përdoret gjerësisht në SHBA dhe vende të BE, nuk ka ardhur ende në vendin tonë. As Johnson and Johnson e cila është vaksinë me një dozë të vetme, nuk ka ardhur. Asnjë zyrtar nuk thotë nëse janë përpjekur për ti sjellë ato në Shqipëri.

Aktualisht në vendin tonë po përdoren kinezja Sinovac, masivisht si dhe në sasi të vogla, Pfizer-BioNTech, AstraZeneca dhe Sputnik-V.

Deri sot janë kryer diku te 200 mijë vaksinime. Gjendje stoku janë edhe rreth 90 mijë të tjera. Data të sakta për vaksina në mbërritje, nuk ka.