Një përleshje me thika ka ndodhur në Elbasan me pasojë plagosjen e një shtetasi.

Ngjarja nisi si një sherr banal midis dy personave të dehur në një lokal në afërsi të degës së Postës në lagjen ‘Haxhias’ në afërsi të Universitetit të Elbasanit.

Pas përplasjes fizike, goditjes me mjete të forta dhe thikë një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në reanimacion në spital.

Burime pohuanse policia ka mundur të arrestojë njërin nga autorët.

Po vijon puna për dokumentimin e ngjarjes.