VIjon ndikimi i të ftohtit polar në vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët por shume të ftohtë, KU verilindja e shqipërisë mbetet gjatë gjithë 24 orëshit me ngrica. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat përgjatë kufirit lindor por pa sjellë reshje.

Temperaturat e ajrit do të ULEN sërish në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga –8°C deri në 10°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.