Princi Philip, i cili u nda nga jeta të premten në moshën 99-vjeçare, ka pasur një marrëdhënie të veçantë me Princeshë Dianën, saqë kjo e fundit në letrat që shkëmbenin e quante “baba i dashur”.

Duka i Edinburgut është përpjekur shumë të shpëtonte martesën e saj Charlesit me Dianën. Aso kohe, shtypi britanik shkruante se duke qenë se Diana kishte rrëmbyer zemrat e publikut, Charlesi ishte xheloz për këtë dhe nuk e ka ndihmuar aspak në depresionin pas lindjes dhe buliminë. Në vend që ta ndihmonte, ai hidhej në krahët e Camillës (bashkëshortes së sotme). Nga ana tjetër, miqtë e Charlesit thoshin se Diana donte vetëm titullin mbretëror dhe se kishte një lidhje jashtëmartesore, informon abcnews.al.

Për të ndaluar këtë skandal mbretërore, Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip telefonojnë çiftin duke i kërkuar të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në Windsor Castle. Charlesi ishte i qetë, ndërsa princeshë Diana këmbëngulte për ndarje. Mbretëresha dhe burri i saj këshilluan çiftin të vazhdonin me një kompromis për të mirën e tyre dhe të të djemve të tyre.

Mbretëresha propozoi që të takohej përsëri të nesërmen, por Diana  preferoi të kthehej në Pallatin Kensington.  Në këtë moment, princi Philip nisi t’i shkruante një seri letrash nuses së tij, për ta qetësuar. Ai e qortoi për injorimin e takimit të dytë me mbretëreshën dhe përmes letrave u përpoq ta bënte të shihte gabimin e saj. Ai i shkroi hapur për “problemin Camilla”, dhe që nuk ishte kurrsesi dakord për lidhjen jashtëmartesore të djalit të tij,