Mjeku Alimehmeti e ka nisur publikimin e një studimi të fundit me shprehjen:

“Kurrë mos e humb mundësinë të shohësh diçka të bukur, pasi bukuria është shkrimi i dorës së Zotit.”

Cit.: Ralph Ëaldo Emerson

Mjeku i njohur tha se ka sërish lajme të mira kundër variantit Afrikano-Jugor nga i cili u frikua opinioni publik këtë tremujor.

Epidemiologu përmes  publikimit të studimit të fundit optimist u shpreh: Nëse e keni kaluar infeksionin, të shkuara dhe rrini të qetë. Nëse nuk e keni kaluar infeksionin, vaksinohuni. Besojini natyrës dhe shkencës: ato veprojnë edhe pse nuk u jepet hapësirë mediatike.

Postimi i plotë i Alimehmetit:

Studiuesit elitarë të Emory University (SHBA) sapo publikuan (dje 20.03.2021) në revistën prestigjioze CELL Host & Microbe rezultatet e imunitetit të fituar nga kalimi i infeksionit apo nga vaksina Moderna kundër variantit Afrikano-Jugor.

Ata studiuan efektet neutralizuese të gjakut:

të pacientëve të sëmurë me SARS-CoV-2

të pacientëve që e kishin kaluar infeksionin, dhe

të pacientëve të vaksinuar me Moderna.

Gjetjet:

Antitrupat neutralizuese të të gjithë pacientëve lidheshin tre herë më pak me variantin Afrikano-Jugor (B.1.351), por

Antitrupat neutralizuese të të gjithë pacientëve e neutralizonin variantin Afrikano-Jugor.

Pra, është si të thuash se:

🥾 Këpuca është trefish më e lehtë, por përsëri e shtyp buburrecin!Autorët dalin në përfundimet e qarta se:

Antitrupat nga personat e infektuar ose të vaksinuar lidhen me variantin Afrikano-Jugor.

Gjaku i pacientëve që e kanë kaluar infeksionin edhe përpara 8 muajve (maksimumi i periudhës studimore), sërish e njeh variantin Afrikano-Jugor.

Gjaku i pacientëve të vaksinuar ruan fuqinë neutralizuese kundër variantit Afrikano-Jugor.

Pra, miqtë e mi, mesazhet janë të qarta:

Nëse e keni kaluar infeksionin, të shkuara dhe rrini të qetë.

Nëse nuk e keni kaluar infeksionin, vaksinohuni.

Besojini natyrës dhe shkencës: ato veprojnë edhe pse nuk u jepet hapësirë mediatike.

Fikni televizorët/mediat, ato veprojnë vetëm nëse ne u japim hapësirë personale mediatike që të na shqetësojnë.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT