Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga takimet e socialistëve dhe demokratëve 8 ditë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Rama ka ndarë fotot në dy pjesë duke ironizuar numrin e madh të qytetarëve që kanë marrë pjesë në takimet e kreut të PD Lulzim Basha.

“Kur politika kuron e shëron dhe kur politika sëmur e dëmton…  *Durrës/Gjirokastër, Shijak/Tepelenë”, shkruan Rama.