Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se Korça do të ketë aeroportin e saj për fluturimet sportive, ndërsa shtoi se në rast se qytetarët votojnë edhe njëherë Babalen, në qytet do rikthehet era e qepëve dhe qofteve.

“Korça do ketë aeroportin e vet sportiv për fluturimet sportive. Ne në maj do dorëzojmë fondin për të ndërtuar aeroportin. Nëse këtu vjen Babalja, jo aeroport turistik. Por këto do bëhet Korça nga e para me kioska me era qofte dhe qepë”, deklaroi Rama.

Ai tha se Korça do të jetë nyje për turizmin duke u lodhur me Kolonjën, Përmetin, Gjirokastrën dhe bregdetin. Rama ironizoi edhe kundërshtarët e tij politikë duke i krahasuar me figura të shquara të qytetit korçar.

“Korça nuk është vetëm qyteti por shumë më tepër se kaq. Lajmi i mirë është se sot ne nuk është se e shohim me sytë e mendjes, por ne po e lidhim Korçën me Kolonjën, me Përmetin, me Gjirokastrën dhe me bregdetin. Unë ju siguroj që nesër mbas disa vitesh ata që do të vijnë në Shqipëri për turizëm gjatë verës, nuk do ikin nga Shqipëria për të ardhur drejt Gjirokastrës dhe Korçës. Brenda qarkut ne do vazhdojmë të zbulojmë ato që janë braktisur në të shkuarën dhe kanë filluar të dalin në dritë që nga Maliqi, pylli i fazanëve.

Devolli nuk mund të jetë i banditëve që dalin natën për të blerë votat. Devollinjve u them kur shkoni të votoni kini parasysh se Dritëro Agolli iu vëzhgon nga lart. Për djalin e Babales. Ai ka ardhur deputet në Korçën që çoi deputet Fan Nolin. Hajde ulemi më kritikoni mua. Nuk ka asnjë problem. Me siguri unë kam plot gjëra për të kritikuar. Plot gjëra kemi të gjithë ne sepse që në krye të herës kemi punuar dhe patjetër në gjithë këto punë jo gjithçka e kemi bërë mirë dhe plot gjëra janë ende për t’u bërë. Më hiqni një kuriozitet.

A e imagjinoni dot Luarasin duke votuar për djalin e Babales. Imagjinoni Nolin duke votuar për Ilir Metën, motrat Qirjazi duke votuar për Salin. Luarasin duke votuar për Monikën. Ai që dha jetën për gjuhën shqipe. Që sa herë hap gojën e ka gjuhën si çëmçkakëz. Si mundet ne ta diskutojmë këtë. Korça nuk është shami për qyrret e Saliut, jargët e Ilir Metës dhe pështymën e Monikës. Mbase jam pak i ashpër por më mirë kështu troç.

Ajo që ne jemi duke bërë është diçka që jo se ne jemi më të mirët, por nuk ka tjetër në këtë vend që mund ta bëjë. Është njësoj si në këtë stadium të fusje një kampion dhe tjetri të kishte një skuadër lepujsh.  Ne sot jemi në kushtet kur mund ta shohim Shqipërinë përtej pandemisë dhe vuajtjeve të dy viteve që futën një stres të madh në jetët tona”, deklaroi ai.