Sulmi me thikë i ditës së djeshme në xhaminë ‘Dine Hoxha’ në Tiranë i ka kaluar tashmë për hetim Drejtorisë së Antiterrorit në Polciinë e Shtetit.

Raportohet se çështja në Prokurori për autorin Rudolf Nikollaj është referuar për financim të terrorizmit që dënohet si vepër penale në shqipëria me 15 vite burg ose burgim të përjetshëm apo gjobë 5-10 milionë lekë.

Nikollaj në momentet e para kur është shoqëruar ka deklaruar se “Muslimanët duhet të ndëshkohen’’.

Mësohet se nga 5 të plagosurit, 4 kanë lënë spitalin, kurse një tjetër, Kleon Jaupaj është në operacion pasi ka dëmtime në pjesën abdominale shumë pranë veshkës.

Ditën e djeshme te rruga e Kavajës, Rudolf Nikollaj i cili dyshohet t ë hyri në xhaminë ‘Dine Hoxha’ dhe sulmoi besimtarë, ku plagosi 5 persona, por më pas u neutralizua nga Policia apo frektuentues të xhamisë. Vetëm një muaj më parë ai kishte plagosur një 32-vjeçar me aftësi ndryshe tek terminali i autobusave të veriut.