Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit pasi është kapur me kanabis sative. Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi me iniciale A. K., 32 vjeç, banues në Vaqarr, i cili është kapur në flagrancë në vendin e quajtur “Kodër Shkretë”, me doza me lëndë narkotike kanabis sativa.

Ndërkohë, policia njofton më tej se ka rezultuar se ky person pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike, e shiste më pas atë, në doza të vogla, kryesisht në zonën e Vaqarrit dhe të Kombinatit.   

Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.