Një aksident i rrallë ndodhi sot në Tiranë.

Urbani është përplasur me muret e një prej godinave të ministrisë. Siç edhe shihet nga fotot e siguruara, pasojat kanë mbetur, fatmirësisht vetëm në dëme materiale, dhe jo në njerëz.

Urbani i linjës së kryeqytetit, i “Kopshti Zoologjik”, dhe katër qytetarë të cilët po udhëtonin me të kanë mbetur të plagosur lehtë, pas një aksidenti.

Siç edhe tregohet nga fotot, urbani është shkatërruar në pjesën e përparme si pasojë e përplasjes së fuqishme.

Shkak i përplasjes dyshohet një manovër e gabuar e drejtuesit të urbanit.

Ndonëse nuk ka një konfirmim zyrtar, burime nga vendngjarja raportojnë se shoferi ishte i dehur.