Ndërsa për pak ditë shqiptarët do u drejtohen kutive të votimit, incidentet elektorale vazhdojnë të pasojnë njëra tjetrën. Në Fier vendosja e një baneri të LSI në bulevardin kryesor të qytetit, ka sjellë përplasjen e kandidatëve të kësaj force politike me policinë.

Kandidatja për deputete e LSI-së, në Fier, Kejdi Mehmetaj ka treguar se partia e saj ka lidhur një kontratë qiraje për ta mbajtur subjektin ku ishte vendosur baneri si zyrë elektorale.

Mehmetaj tha se heqja e banerit është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama, pasi nuk duron dot që të shohi LSI.

Heqja e banerave vjen në një kohë kur në bulevard bëhen përgatitje për mbylljen e fushatës elektorale të kryeministrit Edi Rama.

Siç shihet dhe në pamje Kejdi Mehmeti, Arben Cuko dhe disa mbështetës të LSI kanë kërkuar të kontaktojnë më përfaqësues të bashkisë, ndërkohë që nuk janë lejuar nga policia bashkiake të hyjnë në ambientet e bashkisë.

Mehmetaj thotë se ka një kontratë mes institucionit dhe LSI, por akuzon Bashkinë se po e shkel atë.

Ndërkohë për incidentin në djalë ka reaguar edhe Presidenti Meta: U bëj thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment. Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve t’i mprehin cfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t’i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma