Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto nga burgu, ku ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri shihet duke drekuar në qeli me Kelment Balilit, ish- Drejtori i Drejtorisë së Transporteve Sarandë dhe Safet Bajrin, një njeri i botës së krimit.

Në shkrimin e tij, Berisha shkruan se këto 3 të dënuar nuk po trajtohen si të gjithë të burgosurit e tjerë, por sipas tij po gëzojnë privilegjet e partisë.

“Jo të gjithë shqiptarët vdesin nëpër burgjet e Edi Ramës, vdesin ata që janë aty për lekët e dritave por jo ata që janë aty si hajdutë e trafikantë.

Këta të fundit kanë privilegjin të bëjnë turizëm në burg, në kavalishencën e tyre qeveritare, madje edhe të ngrenë dolli shëndeti për kapon e tyre, që i bëri sheikët e vendit më të varfër në Europë.

Në foto, Saimir Tahiri, Klement Balili, Safet Bajri gëzojnë privilegjet e partisë”, shkruan Berisha.