Një apartament është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në Tiranë.Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek një pallat pranë sheshit “Wilson” në kryeqytet.

Flakët kanë përfshirë apartamentin, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Mësohet se tymi ka pushtuar të gjithë zonën në momentin e rënies së zjarrit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.