Detaje të reja kanë dalë në skenë nga vrasja e 56-vjeçarit Pjerin Xhuvani në rrugën “5 maji” në Elbasan. Mesohet se ka pasur një përplasje mes dy grupeve të ndryshme politike që po bënin fushatë në këtë zonë, ku më pas konflikti ka agravuar në përdorimin  e armëve të zjarrit.

Mësohet se të plagosur po ashtu kanë mbetur dy persona të tjerë një efektive policie dhe dhëndri i viktimës.

“Së fundmi viktima ishte angazhuar me Partinë Socialiste. Ishin duke kryer fushatë në lagjen 5 maj. Në spitalin kirurgjik janë dy person një prej tyre është në sallën e operacionit në sa një është në kirurgji.  Dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy personave. I plagosur dhëndri i tij. Ndodhen jashtë rrezikut për jetën”

“Nga të dhënat ka pasur dy grupe të PD dhe të PS kanë qenë duke bërë fushatë dhe nga debati mes tyre ka nxitur. Ka pretendime që po ndanin para. Por kjo është vetëm nga të dhënat paraprake dhe nga dëshmitë e qytetarëve.

Mësohet se në zonë janë edhe përfaqësues të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Luçiano Boçi.

Në momentin e ekzekutimit, viktima ka qenë duke ecur në këmbë dhe i shoqëruar nga dhëndri i tij.

Grupi që ka qëlluar me armë zjarri është identifikuar dhe kanë ngritur pika dhe në hyrje dhe dalje. Ka kaluar edhe drejtuesi politik Bardhi dhe Luciano Boci ndodhen jashtë perimetrit te sigurisë. “