Dy liderët e krahëve kryesorë politikë në Shqipëri, Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, përkatësisht Edi Rama dhe Lulzim Basha, kanë realizuar sonte mitingje përmbyllëse që ishin shumë larg respektimit të distancohet fizik për shkak të pandemisë.

Në Vlorë, vetëm pjesa rrethore e skenografinë, ishte deri diku e mbushur me njerëz që kishin njëfarë distance. Por përreth tyre ishin mijëra mbështetës socialistë që qëndronin fare pranë njëri-tjetrit.

E njëjta situatë edhe në Tiranë. Ndonëse kishte shumë makina në sheshin Nënë Tereza, përreth tyre ishin mijëra përkrahës demokratë të cilët as që e vrisnin mendjen për të mbajtur distancë fizike për shkak të pandemisë.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur prej kohësh që grumbullimet me më shumë se 10 vetë janë të ndaluar.

Që në nisje të fushatës, opozitarët e shpërfillën këtë vendim. Kartë kryesore elektorale e Ramës për dy javët e para të fushatës ishte pikërisht ky argument.

Por më pas edhe ai u dorëzua dhe mitingjet socialiste në rrethe u karakterizuan nga mungesa e distancimit fizik.

Një situatë e ngjashme ndodhi në shkurt në Kosovë. Por pak ditë pas zgjedhjeve shpërtheu valë infektimesh që vazhdon edhe sot.