Një konflikt mes 5 personave në Tiranë është përshkallëzuar deri në të shtëna me armë zjarri. Policia njofton se kanë qenë katër persona njëri prej të cilëve është identifikuar, që kanë qëlluar me sende të forta një tjetër person të identifikuar si J. H.

Në largim e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Blutë njoftojnë se vijon puna për kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Me datë 23.4.2021, rreth orës 20:15, në Allias, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. Gj, së bashku me 3 shtetas të tjerë ende të paidentifikuar nga ana jonë kanë goditur me sende të forta shtetasin J. H.

Në largim e sipër njëri prej 3  shtetasve të paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.