Një 35-vjeçare i ka dhënë fund jetës në Tiranë.  Në gjendje të rënduar psikologjike, sipas policisë ajo, ka konsumuar një sasi medikamentesh, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

“Shtetasja Gj.Ç., 35 vjeçe, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar një sasi medikamentesh, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital”, – tha policia lidhur me ngjarjen e rëndë.

Policia e kryeqytetit ka dhënë informacione për disa ngjarje të tjera, të ndodhura në orët e fundit në Tiranë:

U arrestua shtetasi O. Th., 30 vjeç, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë ndalimi i shtetasit D. D., 19 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Gj. M., 35 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka aksidentuar mjetin me drejtues N. L. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 pasagjerë në mjetin e shtetasit N. L, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ; E. R., 35 vjeç dhe E. D., 44 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Më datë 24.04.2021, në orët e para të mengjesit të sotëm, në “Ali dem”, një mjet me drejtues ende të paidentfikuar ka humbur, kontrollin. Si pasojë janë dëmtuar, shtetasit A. B., 30 vjeç, M. Z., 23 vjeç dhe S. D., 24 vjeç, të cilët ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Më datë 24.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e 2 shtetasve të mitur të moshës 13-vjeçare, pasi kanë vjedhur 5.000 lekë në dyqanin e shtetasit I. P.  Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.