Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi deklaroi se është sulmuar aplikacioni i institucionit që drejton i cili update-on të dhënat e shifrat e votuesve orë pas ore. ”Në lidhje me % e pjesëmarrjes duke të sqaroj dy komente, e para është informacion; Pak a shumë pjesëmarrja që KQZ deklaron është e sonduar mbi bazë të atyre qendrave të votimit që raporton informacionin, nuk ka mbledhje akumulative për të gjitha. Kemi një numër të vogël qendrash votimi që kanë raportuara, pasi aplikacioni i KQZ është sulmuar pak më parë. Po punojmë për ta zgjidhur, nëse nuk zgjidhet kemi një plan B dhe një plan C. Në këtë aplikacionin, është i përdorshëm edhe nga operatorët duke skanuar një kod që pajisja e gjeneron cdo orë, por e bën edhe cdo anëtar i QV-së dhe automatikisht kjo e thënë dërgohet në KQZ ku bëhet përpunimi i informacionit. Teorikisht, jo më pak se 2500 operatorë raportojnë për pjesëmarrjen, por prej një ore nuk mund ta marrim këtë info, pasi sistemi dhe aplikacioni është sulmuar” tha ai.