Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook” bëhet me dije se pas një ndërprerjeje prej më shumë se dy orësh është normalizuar situata me aplikacionin e KZQ.

Tashmë kanë rifilluar raportimet për pjesëmarrjen dhe për ecurinë e votimit nëpërmjet aplikacionit të KQZ-së.

“Normalizohet situata me aplikacionin KQZ. Rifillojnë raportimet për pjesëmarrjen dhe mbi ecurinë e votimit nëpërmjet aplikacionit KQZ”, shkruhet në njoftimin nga KQZ.