Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 17:00 pjesëmarrja është e lartë. Sipas KQZ-së deri tani kanë raportuar 1585 qendra votimi nga 5199 që janë në total, që përkthehet në 43.61%.

E përkthyer në votues, bëhet me dije kanë votuar 486,944 zgjedhës nga 1,116,609 që kanë në total qendrat e votimit që kanë raportuar pranë KQZ-së.

Qarku që ka pjesëmarrje më të lartë në votime është Dibra me një pjesëmarrje 49.63%.