Vijon të kryesojë Partia Socialiste në qarkun e Vlorës.

Deri më tani janë numëruar 238 kuti nga 445 në total dhe rezultatet nuk kanë pasur një ndryshim të dukshëm.

Pas PS-së me 29213 vota ose 57.33%, vjen Partia Demokratike me 16459 vota ose 32.30%. Ndërsa në vendin e tretë vihet re LSI me 3314 vota ose 6.50%.

Ky qark ka qenë gjithmonë shumë i diskutuar, pasi kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të kandidojë sërish aty për një tjetër tjetër mandat. Rama renditet i teti mes socialistëve