Ambasadorja amerikane Yuri Kim është kthyer në Tiranë pasi vizitoi qendrat e votimit numër 47, 49 dhe 50 në Elbasan.

Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane falënderon numëruesit që po punojnë fort gjatë ditës së sotme. Po ashtu, Kim shkruan se qytetarët presin që policia të garantojë sigurinë e të gjithëve ndërsa numërimi vijon.

“Kjo është vizita e dytë në dy ditë, e lumtur që kthehem sipas nevojës,” shkruan ambasadorja.