Partia Socialiste ka fituar edhe në Njësinë numër 2 në kryeqytet, ku për Partinë Demokratike garonte Jorida Tabaku. Kështu tha drejtuesi politik i Tiranës, Erion Veliaj, teksa pretendoi fitoren, ndërsa pritet rezultati zyrtar në këtë njësi.

“Kam një kënaqësi posaçërisht të madhe se unë jam rritur në njësinë 2, s’ka kënaqësi më të madhe të them që ne kemi fituar bindshëm Njësinë 2 të Tiranës, një nga njësitë më të mëdha e që është transfomuar kaq shumë kjo fitore ne na jep një përgjegjësi shumë të madhe”, tha Velaij.

“Nga sot duhet të nisim punën e puna e parë duhet të jetë shtrirja e dorës për kundërshtarët tanë, ka qenë një njësi ku kemi pasur betejë shumë të fortë duke nisur nga Presidenti i Republikës te shoqja ime Jorida (Tabaku)”.

Në këtë njësi morën vota të mjaftueshme edhe PS dhe PD< teksa siguruan mandatin e deputetit Jorida Tabaku dhe Arben Pëllumbi.

“Benit (Arben Pëllumbit) i kam kërkuar që sot të telefonojë Joridën. Tani mbaroi, pati fitues, të dy deputetët, edhe mikesha që përfaqëson opozitën duhet të punojnë bashkë për të mirën e Njësisë. Skuadra jonë e ka dinjitetitn të shtrijë dorën e të krijojë atmosferën që ti shërbejmë të gjithëve njësoj pavarësisht bindjeve politike”, tha Veliaj.

“Çfarëdo dallimesh e qejf-mbetjesh, fushata mbaroi tani çdo qejf-mbetje nga skenat e fushatës duhet të jetë pjesë e të kaluarës e të shohim para”.

Më herët Veliaj prezantoi edhe rezultatin në Njësinë numër 1. PS fiton me mbi 52.4% të votave të Njësinë 1 në Tiranë.

Partia Socialiste ka fituar me më shumë se 52% të votave në Njësinë 1 në kryeqytet. Lajmin e dha nga selia e partisë, drejtuesi politik Erion Veliaj, në një tjetër dalje publike sot nga selia e PS-së.