Ndërsa procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit, dhe Partia Socialiste ka siguruar 74 mandate, kanë aredhur dhe reagimet e para nga ndërkombëtarët. Kryeministri Rama ka marrë urimet e para nga homologu grek, Kyriakos Mitsotakis dhe Presidenti turk, Erdogan.

Burime nga kryeministria kanë konfirmuar telefonatën e kreut të qeverisë të zhvilluar me presidentin turk dhe homologun grek pak minuta më parë.Sakaq, mësohet gjithashtu që dhe Ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio si dhe lideri opozitar Matteo Salvini kanë uruar Ramën.