Kjo fundjavë në vendin tonë do të paraqitet kryesisht me mot të kthjellët, pavarësisht prezencës të herë pas hershme të vranësirave të lehta dhe kalimtare. Më t dukshëm vranësirat do të paraqiten në territorin Verior dhe Veri-Lindje, ku pritet që sot dhe të shtunën të ketë shi të izoluar por të papërfillshëm.

Sipas MeteoAlb, e diela do të ketë mot të kthjellët. Për sa i përket temperaturave të ajrit vijon rritja e vlerave termike gjatë ditës, duke bërë që vlera minimale të ngjiten 9-11 gradë në mëngjes. Ndërsa Mesdita parashikohet që të arrijë në vlera deri në 29 apo 30 gradë celcius. Parashikohet fundjavë e favorshme nga ana e kushteve termike për sa i përket shfrytëzimit të zonave bregdetare.

Moti në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut paraqitet kryesisht me kthjellime sot por edhe gjatë fundjavës. Pritet që të ketë edhe shi të izoluar. Temperaturat e ajrit vijojnë që të rriten në Kosovë dhe në Maqedoni. Pritet që të kemi 26-27 gradë celcius.