PS në momentin që dorëzoi listën e kandidatëve për deputetë në KQZ për zgjedhjet e 25 Prillit vendosi edhe objektivin bazë dhe maksimal. Edi Rama më shumë se një muaj më parë do të deklaronte se Partia Socialiste ka si synim bazë 78 mandate dhe maksimal 88 mandate.

Socialistët mandatin e tretë e fituan, por as synimi bazë dhe as maksimal nuk u arrit, pra morën mbi 71 mandate për formuar qeverinë, zyrtarisht 74, por jo 78 sa ishte vendosur synimi bazë apo 88 që ishte maksimali.

Por cilat ishin qarqet që e arritën objektivin?

Abcnews.al sjell më poshtë shifrat, ku PS e arriti objektivin bazë në Lezhë, Durrës, Elbasan, Berat, Korçë dhe Vlorë, ndërsa maksimali u arrit vetëm në Gjirokastër. Në Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Fier nuk u arrit as objektivi bazë dhe as maksimal.

Objektivat dhe arritjet

Shkodër
Objektiv bazë 4 mandate, maksimal 5
PS mori vetëm 3 mandate

Kukës
Objektivi bazë dhe maksimal 2 mandate
PS mori vetëm 1 mandat

Lezhë
Objektivi bazë 3 mandate dhe maksimal 4
PS arriti objektivin bazë, 3 mandate

Dibër
Objektivi bazë dhe maksimal 3 mandate
PS mori 2 mandate

Durrës
Objektivi bazë 8 mandate dhe maksimal 9
PS arriti objektivin bazë, 8 mandate

Tiranë
Objektivi bazë 19 dhe maksimal 20
PS mori 18 mandate

Elbasan
Objektivi bazë 8 mandate, maksimal 9
PS arrin objektivin bazë, 8 mandate

Fier
Objektivi bazë 10 mandate, maksimal 11
PS arrin mori 9 mandate

Berat
Objektiv bazë 5 mandate dhe maksimal 6
PS arrin objektivin bazë, 5 mandate

Korçë
Objektiv bazë 6 mandate dhe maksimal 7
PS arrin objektivin bazë, 6 mandate

Vlorë
Objektivi bazë 8 mandate, maksimal 9
PS arrin objektivin bazë, 8 mandate

Gjirokastër
Objektivi bazë 2 mandate, maksimal 3
PS arrin objektivin maksimal, 3 mandate.