Alkatraz dikur ishte  shtëpia e disa prej kriminelëve më të njohur në botë si Al Capone, pengmarrësi George “Machine Gun” Kelly, ndërsa tashmë të gjithë e njohin si Ishulli i Djallit dhe është kthyer në një atraksion turistik.

Siguria në këtë burg ishte aq e lartë saqë deri më tani thuhet se vetëm tre nga të burgosurit kanë arritur që të shpëtojnë.  Kjo fundjavë shënon 75 vjetorin e Betejës së Alcatraz, një përpjekje e dështuar arratisjeje në 1946, ku u vranë dy oficerë dhe tree të burgosur .Në një artikull të publikuar në The Sun theksohet se Alkatraz u konsiderua burgu më i fortë i Amerikës për shkak të vendndodhjes së tij, i rrethuar nga ujëra të ftohtë dhe rryma të forta.

Besohet se burgu është ende “i përhumbur” nga Al Capone i cili tha: “Duket sikur Alcatraz më ka lëpirë”.

Gangster i cili u dënua nga evazioni fiskal shërbeu pesë vjet në Alcatraz, nga 1934 në 1939. Të burgosur të tjerë të famshëm përfshijnë Alvin ‘Creepy’ Karpis, i cili shërbeu 26 vjet dhe George ‘Machine Gun’ Kelly i cili shërbeu 17 vjet, të dy për rrëmbim. Gjithashtu, Robert ‘Birdman’ Stroud i cili shërbeu 17 vjet për vrasje dhe James ‘Ëhitey’ Bulger, Jr i cili u dënua për grabitje me armë.

Gjatë 29 viteve, 36 të burgosur kanë bërë një total prej 14 tentativa arratisjesh. Nga këto 23 u kapën, gjashtë u vranë nga rojet, dy u mbytën dhe pesë u shpallën të humbur, të supozuar të vdekur.

Ndërkohë për tre të arratisurit nga ky burg, thuhet se FBI rihapi një rast të ftohtë të tre të burgosurve të cilët thuhet se kishin arritur të arratiseshin në 1962. Arratisja e tyre në qershor 1962 mendohet të jetë e vetmja e suksesshme në historinë e burgut. Pasi përdorën lugë për të gërmuar gropa për muaj të tërë, ata vendosën kokat e papiçit në bunat e tyre për të mashtruar rojet që të mendonin se ishin në gjumë natën e arratisjes.

FBI arriti në përfundimin se të burgosurit ka shumë të ngjarë të ishin mbytur në rrymat e ashpra dhe të ftohta të Gjirit të San Franciskos ose vdiqën nga hipotermia dhe mbylli dosjen në dhjetor 1979. Së fundmi një letër misterioze që u zbulua në 2018, pretendohet të jetë shkruar nga një prej të arratisurve, John Anglin, i cili tha “të gjithë ia dolëm”.

Letra, dërguar një Departamenti të Policisë së San Franciskos në 2013 thotë: “Emri im është John Anglin.Unë u arratisa nga Alcatraz në qershor 1962 me vëllain tim Clarence dhe Frank Morris.”