Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhon Belushi” në kryeqytet. 50-vjeçarja H.F  ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon  punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:00, në rrugën “Xhon Belushi” është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasja H. F., rreth 50 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon  punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.