Burimi: The Economist

Pandemia e kolerës e fillimit të viteve 1830 goditi fuqishëm Francën. Kriza shfuqizoi gati ekonominë e 3% të parizienëve brenda një muaji dhe spitalet ishin të mbushura nga pacientët sëmundjet e të cilëve mjekët nuk mund t’i shpjegonin. Fundi i murtajës nxiti një ringritje ekonomike, me Francën që ndoqi Britaninë në një revolucion industrial. Por siç e di kushdo që ka lexuar “Të mjerët”, pandemia gjithashtu kontribuoi në një lloj tjetër revolucioni. Të varfërit e qytetit të goditur më rëndë nga sëmundja, u ngritën kundër të pasurve, të cilët kishin ikur në shtëpitë e vogla në periferi për të shmangur ngjitjen e sëmundjes. Franca pati paqëndrueshmëri politike për vite të tëra më pas.

Sot, edhe kur Covid-19 përhapet më tepër nëpër vendet e varfëra, bota e të pasurve është në prag të një bumi post-pandemik. Qeveritë po heqin urdhrat e karantinës pasi vaksinimet ulin shtrimet në spital dhe vdekjet nga Covid-19. Shumë ekspertë vlerësojnë se ekonomia e Amerikës do të rritet me më shumë se 6% këtë vit, të paktën katër herë më shpejt se trendi i saj para pandemisë. Vendet e tjera janë gjithashtu në zhvillim jashtëzakonisht të shpejtë.

Situata është aq e panjohur saqë ekonomistët po kthehen pas në histori për të kuptuar se çfarë të presin në të ardhmen. Studimet sugjerojnë që pas periudhave të tilla si luftrat dhe pandemitë, GDP-ja rritet përsëri. Ajo ofron tri mësime të tjera. Së pari, ndërsa njerëzit janë të etur të dalin dhe të shpenzojnë, pasiguria mbetet e pranishme gjithë kohës. Së dyti, krizat inkurajojnë njerëzit dhe bizneset të provojnë mënyra të reja për të bërë gjëra, duke përdorur strukturën ekonomike. Së treti, siç tregon “Të mjerët”, trazira politike shpesh ndiqet me pasoja ekonomike.

Dëshmitë nga pandemitë e kaluara sugjerojnë që gjatë fazës akute njerëzit sillen ashtu siç kanë qenë gjatë vitit të kaluar të Covid-19, duke grumbulluar kursime ndërsa zhduken mundësitë e shpenzimeve. Në gjysmën e parë të viteve 1870, gjatë një shpërthimi të lisë, norma e kursimit të familjeve në Britani u dyfishua. Shkalla e kursimit në Japoni është dyfishuar gjatë Luftës së Parë Botërore. Në vitet 1919-1920, ndërsa shpërtheu gripi spanjoll, amerikanët grumbulluan më shumë para se në çdo vit tjetër deri në Luftën e Dytë Botërore. Në atë kohë kursimet u rritën përsëri, me familjet që grumbulluan të ardhura shtesë në vitet 1941-1945 me vlerë rreth 40% të GDP-së.

Çfarë tregon historia për bumet post-pandemike!

Historia gjithashtu ofron një udhëzues për atë që njerëzit bëjnë sapo jeta kthehet në normalitet. Shpenzimet rriten, duke nxitur punësimin të rimëkëmbet, por nuk ka shumë prova të mjaftueshme për këtë. Nocioni që njerëzit festuan fundin e Vdekjes së Zezë me “lumturinë histerike” siç supozojnë disa historianë, është ndoshta apokrifik. Vitet 1920 ishin larg zhurmës, të paktën në fillim. Në prag të Vitit të Ri 1920, pasi kërcënimi i gripit spanjoll kishte kaluar “Broadway” dhe “Times Square” dukeshin sikur ishin kthyer në normalitet sipas një studimi, por Amerika megjithatë u ndje si një komb i sëmurë dhe i lodhur. Një letër e fundit nga banka Goldman Sachs vlerëson se në vitet 1946-1949 konsumatorët amerikanë shpenzuan vetëm rreth 20% të kursimeve të tyre. Këto shpenzime shtesë sigurisht ndihmuan bumin e pasluftës, megjithëse raportet mujore të qeverisë për “situatën e biznesit” në fund të viteve 1940 ishin gjithsesi të mbushura me shqetësime për një ngadalësim ekonomik që do të vinte më vonë,dhe në të vërtetë ekonomia shkoi drejt një recensioni në vitet 1948-1949.

Mësimi i dytë i madh nga bumet post-pandemike lidhet me ofertën e ekonomisë si dhe ku prodhohen mallrat dhe shërbimet. Megjithëse, në tërësi njerëzit duket se janë më pak të prirur për sjellje të pamenduara pas një pandemie, disa mund të jenë më të gatshëm të provojnë mënyra të reja për të fituar para. Historianët besojnë se Vdekja e Zezë i bëri evropianët më aventureskë. Udhëtimet me anije dhe lundrimi për në toka të reja dukeshin më pak të rrezikshme kur aq shumë njerëz vdisnin në shtëpi.

Ekonomistë kanë krijuar një lidhje mes pandemive dhe një ndryshimi tjetër në anën e furnizimit të ekonomisë, përdorimi i teknologjisë së kursimit të punës. Pronarët mund të dëshirojnë të kufizojnë përhapjen e sëmundjes dhe robotët nuk sëmuren. Një letër nga studiuesit në FMN tregon një numër të shpërthimeve të fundit të sëmundjeve, duke përfshirë Ebola-n dhe Sars-in dhe zbulon se ngjarjet pandemike shoqërohen me një rënie të konsiderueshme ekonomike. Vitet 1920 ishin gjithashtu një epokë e automatizimit të shpejtë në Amerikë, veçanërisht në funksionimin telefonik, një nga punët më të zakonshme për gratë e reja amerikane në fillimin e viteve 1900. Të tjerët kanë krijuar një lidhje mes Vdekjes së Zezë dhe shtypshkronjës së Johannes Gutenberg. Ka ende disa prova për një rritje të automatizmit për shkak të Covid-19, megjithëse përfliten teori të shumta.

Çfarë tregon historia për bumet post-pandemike!

Sidoqoftë, nëse automatizimi i privon njerëzit nga vendet e punës, është një çështje tjetër. Disa hulumtime sugjerojnë që punonjësit punojnë më mirë gjatë pandemive.

Rritja e pagave është produkt i ndryshimeve politike, mësimi i tretë i madh i lulëzimeve historike. Kur njerëzit kanë vuajtur në një numër të madh, qëndrimet mund të zhvendosen ndaj punonjësve. Kjo duket se po ndodh këtë herë, politikëbërësit në të gjithë botën janë më pak të interesuar në uljen e borxhit publik ose largimin e inflacionit sesa në uljen e papunësisë. Një studim i ri nga tre akademikë në London School of Economics gjithashtu zbulon se Covid-19 i ka bërë njerëzit në të gjithë Evropën më prirur ndaj pabarazisë.

Sipas një studimi, Ebola, në 2013-2016, rriti dhunën në Afrikën Perëndimore me 40%. Kërkimet e fundit nga FMN konsiderojnë efektin e pesë pandemive, përfshirë Ebola-n, Sars-in dhe Zika-n, në 133 vende që nga viti 2001. Ato çuan në një rritje të konsiderueshme të trazirave shoqërore. Trazirat shoqërore duket se arrijnë kulmin dy vjet pasi mbaron pandemia. Gëzoni bumin e ardhshëm, ndërsa zgjat. Shumë shpejt, mund të ketë një kthesë në atë përrallë.