Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj këndimit të një këngeje në Manastirin e Cetinjes në Mal të Zi.

Mediat vendase bëjnë me dije se ajo është një këngë që i kushtohet rikthimit të ushtrisë serbe në Kosovë dhe Hoxhaj për këtë ka thënë se forcat e errëta të fashizmit, të udhëhequra nga Kisha Serbe po rikthehen në këtë vend.

Hoxhaj përmes një statusi në rrjetin social Tëitter, ka shpërndarë një link që tregon se në Manastirin e Cetinjës, i është kënguar këngë rikthimit të ushtrisë serbe në Kosovë.

Hoxhaj ka shkruar se kënga për rikthimin e ushtrisë serbe është bërë nga Rusia dhe interpretuar tani nga përfaqësuesit e tyre në Mal të Zi.

Forcat më të errta të fashizimit, të udhëhequr nga Kisha Serbe po rikthehen në Mal të Zi! Kënga për rikthimin e ushtrisë serbe është bërë nga Rusia dhe interpretuar nga përfaqësuesit të tyre në vend!”, ka shkruar Hoxhaj.