Dallgët e fuqishme në det kanë rrezikuar mbytjen e 9 pushuesve në Shëngjin.

Ata janë shpëtuar pas organizimit të pushuesve të tjerë që janë lidhur dorë më dorë.

Dhe më pas, me litarë kanë arritur t’i nxjerrin të gjithë të rrezikuarit një e nga një pasi ata vetë e kishin humbur betejën me detin e trazuar.

Ka qenë një moment i hidhur por në fund ka rezultuar edhe i gëzueshëm pasi u arrit të shpëtoheshin të gjithë.

Pa dyshim që e gjitha kjo erdhi në sajë të vullnetit dhe solidaritetit të pushuesve të tjerë në këtë plazh.