COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 3,601 testime, 132 raste të reja, dhe 29 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dule folur sot për situatën në 24 orët e fundit, tha se janë kryer 3601 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 132 qytetarë, në këto bashki:

42 raste në Tiranë, 19 raste në Shkodër, 13 raste në Vau i Dejës, 10 raste në Elbasan, 8 raste në Kamëz, 6 raste në Vlorë, 5 raste në Krujë, Fier, 4 raste në Sarandë, 3 raste në Lushnje, Kuçovë, 2 raste në Korçë, Kavajë, Pogradec, 1 rast në Lezhë, Has, Mirditë, Mat, Gjirokastër, Memaliaj, Gramsh, Poliçan.

Aktualisht janë 642 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Vihet re se nuk ka më asnjë qark të vendit pa persona të infektuar.

Sakaq është rritur dhe numri i shkrimeve spitalore. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 26 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 29 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,343 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (05 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 132

Të shëruar në 24 orë 29

Të shtruar në spitale 26

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3,601

Testime totale 918,347

Raste pozitive 133,442

Raste të shëruara 130,343

Raste Aktive 642

Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 242

Elbasan 61

Shkodër 88

Vlorë 59

Berat 38

Lezhë 34

Fier 37

Kukës 21

Durrës 21

Korçë 13

Gjirokastër 7

Dibër 1

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127