Një person ka humbur jetën këtë të enjte në Kukës si pasojë e një aksidenti në punë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në kantierin e punimeve në aeroportin e Kukësit, ku dyshohet se ka humbur jetën një punonjës.

Paraprakisht dyshohet se është goditur nga kova e eskavatorit.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin dhe shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë