Nga dita e sotme nis vaksinimi masiv në vendin tonë.

Në sheshin “Skënderbej” janë instaluar çadrat ku do të kryhet vaksinimi.

Në çadra do të ketë dhe ambjente ruajtje frigoriferike për vaksinat.

Sakaq në mbështetje të bluzave të bardhave të Ministrisë së Shëndetësisë do të jenë dhe mjekë dhe infermierë të Forcave të Armatosura.

“Jemi duke vijuar punën për të ngritur Qendrën e Vaksinimit masiv në kryeqytet. Kemi ambicien për të kryer më gjithë Shqipërinë mbi 11 mijë vaksinime në ditë, deri në 15 mijë vaksinime. Kemi bërë shpërndarjen e dozave të vaksinës kudo në Shqipëri. Vaksinimin do ta kryejmë përmes mjekut të familjes, do të jetë lajmësi për vendin, datën dhe orën e vaksinimit. Qendra do të hapet nesër dhe të mundësojë kryerjen e 800-1000 vaksinimeve në ditë për të moshuarit. Do të jenë dy ambjente, dy çadra të mëdha të ndara me dhomëza” njoftoi ministrja Manastirliu.

“Procesi do të jetë shumë i monitoruar. Edhe përmes portalit e-Albania që do të jetë funksional nga dita e hënë do të mundet të kryhet një regjistrim për vaksinim sipas grupmoshave” shtoi Manastirliu.

Qendra e Vaksinimit te Arena Kombëtare do të vijojnë të kryejë vaksinimin për target grupet, që janë të moshuarit +85 dhe +80 vjeç, mjekët për dozat e dyta, mësuesit dhe pedagogët.