Një tjetër tërmet është regjistruar pasditen e sotme në Follorinë të Greqisë. Lëkundjet janë ndjerë edhe në juglindje të Shqipërisë, konkretisht në Korçë.

Sipas EMSC epiqendra e tërmetit me magnitudë 4.3 të shkallës rihter, ka qenë 11 km në veriperëndim të Follorinës, ndërsa thellësia ka qenë 10 km.