Zëvendës Presidenti i Parlamentit Eropian, njëherësh kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme, David McAllister ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. McAllister i ka uruar Ramës suksese në mandatin e radhës. Gjithashtu ai ka theksuar se e ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit të BE.

Z. Rama me lejoni t’ju përgëzoj për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Suksese për mandatin e radhës dhe zhvillimet e ardhshme në vend dhe si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, sigurisht që e ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit dhe besoj se ky proces ka një të ardhme dhe të 6 vendet e BP do të bëhen anëtare të BE-së,” thuhet në mesazh.