Sot është 1 qershor dhe përveç se me festën e fëmijëve, përkon edhe me ditën e nisjes së zbatimit të nismës për ndalimin e prodhimit, importit dhe hedhjes në treg të qeseve plastike.

Sipas Ministrisë së Mjedisit, ndalimi është vetëm për qeset njëpërdorimshme me trashësi deri në 70 mikronë nga secila anë me kapacitet mbajtës jo më pak se 10 kg dhe me përmasa jo më pak se 50 cm gjatësia dhe 24 cm gjerësi.

Këtu përfshihen qeset që jepen në fruta-perime, qeset aktuale të supermarketeve dhe të ngjashmet e tyre. Por se sa do arrihet të realizohet kjo nismë mbetet për t’u parë.