Një galeri është shembur pak minuta më parë në një minierë në fshatin Thekën në Martanesh, në rrethin Bulqizë, raporton noa.al. e cila mëson se në galerinë nr 40 ka pasur një shpërthim gazi.

Ka dyshime të forta se janë disa minatorë brenda galerisë së minierës dhe ka nisur nxjerrja e tyre.

Noa.al mëson se janë nxjerrë tre persona të cilët janë dërguar në këto momente në spitalin e Bulqizës. Një prej tyre raportohet se është në gjendje të rëndë, nga asfiksia.

Mësohet se po punohet për të nxjerrë edhe tre persona të tjerë, gjithashtu të asfiksuar dhe me lëndime të ndryshme.

Policia dhe katër ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë operacionin e kërkim-shpëtimit.

Në galeri shihni pamje teksa të lënduarit dërgohen në spitalin e Bulqizës.

Vijon…