Në dy muajt e fundit numri i të infektuarve me COVID-19, por edhe i fataliteteve ka rënë ndjeshëm duke krijuar premisat për një sezon turistik ndryshe nga i vitit të kaluar.

Megjithatë mjekët bëjnë thirrje që “lufta” nuk ka mbaruar dhe se masat duhet të vijojnë që të zbatohen për të shmangur rikthimin pas. Aktualisht rastet aktive janë 10322. Në 24 orët e fundit u shënuan 4 viktima dhe vetëm 50 raste të reja me koronavirus, por cilat janë qarqet më të prekura në Shqipëri aktualisht?

Sigurisht që Tirana është në krye të listës për shkak të dendësisë, pasi më shumë se 1/3 e popullsisë është përqendruar në këtë qark. Në vendin e dytë renditet qarku Shkodër me 301 të prekur aktivë më pas vjen Fieri, ndërsa vendin e fundit e mban Kukësi me vetëm 56 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8545

Shkodër 301

Fier 246

Korçë 215

Gjirokastër 228

Durrës 158

Vlorë 178

Elbasan 132

Lezhë 102

Berat 91

Dibër 70

Kukës 56