Një incident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte  gjatë ceremonisë së e faljes së Namazit nga myslimanët, një person tentoi të vetëdigjej me benzinë në ditën e Fitër Bajramit.

Personi identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është përpjekur që të prishë ceremoninë duke thëne se “s’ka Zot”.

Sipas burimeve mësohet se ai ka tentuar që të futet në mes të turmës së besimtarëve gjatë ceremoninë duke bërë edhe thirrje të tipit si ‘S’ka Zot, duhet me ik nga kjo jetë’. Nga informacionet paraprake mësohet se personi, në gjendje të rënduar emocionale ka tentuar të vetëdigjej me benzinë.

Ai është neutralizuar fillimisht nga besimtarët ndërkohë që më pas e kanë marrë forcat e policisë së shtetit, të cilat e kanë prangosur.