Greqia nuk gjen qetësi nga krimi.

Mbrëmjen e kaluar, në Athinë është ekzekutuar me armë zjarri një 58-vjeçar.

Mediat greke raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vota, në Metamorfosi, ku persona të panjohur kanë qëlluar 58-vjeçarin jashtë një “Fast Food”-i.

Sipas informacioneve të para, viktima, i cili ishte një boksier veteran i AEK-ut, më parë kishte pasur probleme me policinë. Ishte një nga emrat më të vjetër dhe të njohur të jetës së natës. 58-vjeçari, me nofkën “Kefalas”, ishte përfshirë në grabitje që nga vitet 1980. Zonat ku, tradicionalisht, ata ishin “aktivë” ishin nga Ampelokipi në periferi të pjesës  veriore të Atikës. Atje, ai do të gjendej nga plumbat e xhelatëve që e qëlluan nga një motor.

Viktima ka qenë jashtë dyqanit, kur autorët, të cilët dyshohen vrasës me pagesë, i janë afruar me një motor, me skafandra, duke e ekzekutuar.

Mediat greke kanë publikuar dhe pamje të rënda nga vendngjarja, ku viktima shihet i shtrirë në tokë, ndërsa forca të shuma policie kanë mbërritur te vendi i krimit, duke rrethuar zonën.

Athina u trondit nga ngjarja shokuse vetëm pak ditë më parë ku disa grabitës vranë 20-vjeçaren Caroline Crouch, para foshnjës së saj vetëm 11-muajshe.