Pas vendimit të DASH për të shpallur “non-grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij për akuzën e korrupsionit, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Socialiste.

Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla mbështet vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Përshëndes vendimin e Shteteve të Bashkura të Amerikës🇦🇱🤝🇺🇸 ndaj Sali Berishës:

“Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Ne mbetemi #tëbashkuarkundërkorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.”

Sekretari i Shtetit

Antony Blinken