Ministri gjerman për Evropën Michael Roth, sot ka nisur një vizitë zyrtare dy-ditore në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, Roth shkuan se është koha që Bashkimi Evropian të mbajë premtimin për të nisur bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Ai shprehet se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane dhe se duhet të veprohet tani me vendosmëri, në mënyrë që të mos ketë dyshime më vonë.

“Koha e duhur që BE të mbajë premtimet për të nisur bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane, të veprojmë tani me vendosmëri, që të mos ketë dyshime më vonë për të”, shkruan ai në një postim në Twitter.