Kryeministri britanik Boris Johnson është martuar me të fejuarën e tij Carrie Symonds në një ceremoni sekrete që u mbajt në katedralen “Westminster”.

Kryeministri dhe bashkëshortja e tij kishin shumë kohë që e kishin planifikuar këtë ceremoni.

Vetëm një numër i vogël pjesëtarë të kishës ishin të përfshirë në përgatitjet dhe 30 personat e pranishëm u ftuan në minutën e fundit.

Boris dhe Carrie zgjodhën të kurorëzoheshin në katedralen kryesore katolike romake të Londrës, vetëm 1.5 milje nga Downing Street.

Çifti u zbulua nga kamerat e paparacëve në vitin 2019, ndërsa prilli e kaluar u bënë prindër të një djali.