Përditësuar

Një burrë në moshë të thyer është rrëzuar në rrethana të paqarta nga një humnerë rreth 200 metra e lartë dhe momentalisht nuk dihet ende gjë për fatin e tij.

Ali Beta, 70 vjeç nga Vasjari i Memaliajt kishte shkuar për të punuar në Nivicë kur në hyrje të këtij fshati, është rrëzuar nga “Ura e Madhe”,

Dyshimet e para janë se 70 vjeçari mund të jetë rrëzuar aksidentalisht.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar në orën 09.15 në vendngjarje ku në orën 12.50 njoftuan se gjetën trupin e pajetë të të ndjerit Ali Beta, pas përpjekjesh në një terren shumë të vështirë.