Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj ka folur për rihapjen e disa nga dosjet e “nxehta” nga Prokuroria, si 21 Janari. Prokuroria e Tiranës disa ditë më parë vendosi rifillimin e hetimeve për 21 Janarin dhe kryeprokuroja u shpreh se ky vendim erdhi pasi një pjesë e dosjes ka qenë e pezulluar, por tashmë do të rifillohet hetimi për atë ngjarje.

Është një vendim i marrë nga Prokuroria për rifllimin e hetimeve… është në rangun e hetimit të kësaj dosje. Kemi vendimarrjen e gjykatës, ndërsa pjesa tjetër e dosjes ka qenë nën hetim dher është pezulluar dhe i është referuar organeve të policisë.

Për dy të tjerë është vendosur pezullimi i hetimeve. Një prokuror, interesin parësor është gjetja e autorit. Të gjitha veprimet procedurale hyjnë në rangun ligjor.

Nga ana e organeve të policisë është bërë listim i detajuar i veprimeve që mund të kryhen, është bërë tani ky listim i policisë, dhe Prokuroria ka vendosur rifillimin e hetimeve. Hetimi duhet të jetë i gjithanshëm, prokuroria tregohet me vullnet. Nuk është mirë që t’i lidhim disa etapa me problematikac. Dhe e dyta nuk ndodh për këtë arsye. Rasti konkret nuk lidhet me këtë gjë”, tha Imeraj gjatë intervistës.