Greqia akuzoi sërish sot Turqinë për shkelje të hapësirës ajrore. Sipas autoriteteve greke ishin 28 shkeljet e hapësirës ajrore nga avionët turq.

Mediat në Athinë shkruajnë se helikopterët “spiunë” fluturuan mbi hapësirën ajrore greke dhe u zhvendosën në Egjeun Verilindor, Qendror dhe Juglindor.

Avionët turq, autoritetet thonë se u identifikuan dhe u përgjuan në përputhje me rregullat ndërkombëtare.