Një makinë tip “Golf” u aksidentua pasditen e sotme në Vlorë në lagjen “10 Korriku”, ndërsa drejtuesi u plagos dhe u dërgua në spital si pasojë e plagëve që mori.

Mësohet se drejtuesi i makinës nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar në postbllok dhe u largua me shpejtësi, por u përplas me një tjetër automjet duke dalë nga rruga, këputur një pemë në trotuar dhe në fund u përmbys.

Policia ka nisur hetimet për rastin duke nisur nga kontrolli i makinës nëse ka pasur sende apo materiale të ndaluara, apo drejtuesi ishte me precedent që nuk i ndaloi postbllokut.