Varrezat publike në Gjirokastër janë përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premte. Shkak mendohet të jenë bërë temperaturat e larta si dhe qirinjtë që të afërmit lënë pranë varrezave.

Kjo është kthyer në një problematikë të vazhdueshme në zonën e Gjirokastrës. Fatmirësisht zjarrfikëset ndërhynë në kohë për të shuar flakët duke evituar përhapjen e saj në pjesë të tjera të varrezave.